Valdete Daka
Judge - Supreme Court
Valdete Daka diplomoi në Fakultetin juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1985 deri 1986 shërbeu si referente për përgatitjen e seancave të Kuvendit Komunal në Prizren.
Si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren punoi nga 1986 - 1992 në lëmin civile si dhe gjyqtare për të mitur. Tutje, nga viti 2000 deri 2001, në po të njëjtën gjykatë, punoi si gjyqtare. Pastaj, nga viti 2001 – 2002 ishte trajnuese gjyqësore në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Ndërsa, nga viti 2003 punon si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prizren, në lëmin penale dhe për të rritur. Kurse, nga shkurti 2010 punon si gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës, në lëmin penale. Njëkohësisht, është edhe anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës