Nderohet me mirënjohje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, i zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Nderohet me mirënjohje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, i zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 15 dhjetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka organizuar ceremoni për nder të kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, me rastin e kalimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku është zgjedhur gjyqtar.

Me këtë rast, kryesuesi Albert Zogaj në emër të Këshillit Gjyqësor, i ka ndarë mirënjohje kryetarit të deritanishëm të Gjykatës Supreme, Enver Peci, duke shprehur konsideratat e larta për një bashkëpunim të mirëfilltë, falë të cilit janë shënuar shumë suksese e janë tejkaluar shumë sfida të përbashkëta.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetarët e gjykatave, anëtarët e KGjK-së, udhëheqës të sistemit prokurorial, përfaqësues të misioneve e organizatave në Kosovë, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, ata të Dhomës së Posaçme, familja e kryetarit Peci dhe bashkëpunëtorë të tjerë.