Ilmi Bajrami
Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme EN - Special Chamber
Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e ka mbaruar më 1986.
Më 2003 ka filluar punën në Ministrinë për Ekonomi dhe Financa në Organin Rregullativ të Prokurimit Publik si Analist i Prokurimit, (ORPP).
Nga viti 2005 ka punuar në Institucionin e themeluar nga Kuvendi i Kosovës, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në pozitën, Expert i Prokurimit-Trajner. Si Expert i Prokurimit ka kryer expertiza të shumta lidhur me aktivitetet e Prokurimit të Autoriteteve publike. Në vitin 2003 nga OSCE është çertifikuar në fushën e Menagjimit. Më 2004 nga IAPSO-UNDP si dhe nga Crown Agents, çertifikohet për fushën e Prokurimit Publik. Po të njëjtin vit nga Confirmec çertifikohet edhe si Trajner i Prokurimit publik në të cilën fushë rregullisht ka mbajtur trajnime për Autoritetet publike dhe Operatoret ekonomik.Më 2005 nga IKAP, çertifikohet si trajnues i Administratës publike, fusha e Barazisë Gjinore në të cilin Institucion rregullisht ka mbajtur trajnime. Me dekretin DJ-021-2010 të datës 29/06/2010 nga Presidenti i Republikës është dekretuar, Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga kjo ditë ai ka shërbyer si Gjyqtar në Kolegjin e Specializuar për çështje pronësore dhe kreditore por gjithashtu edhe në Kolegjet tjera. Nga data 03 qershori 2014 ai ushtron funksionin e Gjyqtarit në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Përveç gjuhës shqipe si gjuhë amtare flet mire edhe gjuhën Gjermane Angleze dhe Serbokroate.