Shkelzen Sylaj
Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme EN - Special Chamber
Në vitin 2001 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.Në vitin 2006 ka kryer Provimin e Jurisprudencës.Në vitin 2007 është Certifikuar Avokat. Në vitin 2011 është Certifikuar për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Në vitin 2014 ka marr gradën Shkencore Master, Drejtimi Civilë-Juridik, Dega Kontrata dhe e Drejta Komerciale.Nga viti 2001 deri 2015 ne kuadër te arsimimit te vazhdueshëm ka kryera shumë trajnime, dhe është i Certifikuar në shumë lëmi të fushës juridike. Nga viti 2002 deri më 2003 ka qene Praktikant Avokat – Oda e Avokatëve të Kosovës, Iniciativa për Evropën Qendrore dhe Juglindore.Nga viti 2003 deri më 2007 ka punuar Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturë.Nga viti 2007 deri 2010 ka punuar Avokat në Prishtinë.Në vitin 2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës është dekretuar gjyqtarë në Dhomën e Posaçme të Gjykatën Supreme të Kosovës.Ne vitin 2014 nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është emëruar Kryesues i Kolegjit të Specializuar 1 ( për kërkesat dhe çështjet tjera në lidhje me procesin e privatizimit).
Përveç gjuhës shqipe, që është gjuha amtare e tij, flet mesatarisht gjuhën angleze dhe serbe.