Gjykata Supreme Gjykata Supreme
  • Ballina
  • KGJK
  • PËR GJYKATËN
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Kryetari i Gjykatës
    • Gjyqtarët
      • Në shërbim
      • Ish Gjyqtarët
    • Kolegji i Apelit
    • Dhoma e Posaçme
    • Kontakti dhe Orari i Punës
  • PUBLIKIMET
    • Pasqyra e performancës
    • Aktgjykimet
      • Lista e aktgjykimeve
    • Statistikat e Gjykatës
    • Plani i punës
    • Raporti i Punës
    • Buletini i Praktikës Juridike
    • Mendimet Juridike
    • Udhëzues
    • Vlerësimi i shërbimeve në Gjykatë
  • Orari i seancave
    • Civile
    • Administrative
    • Live Streaming
  • Info për palët
    • Penale
    • Civile
    • Administrative
    • Kalkulatori i taksave gjyqësore
    • Kalkulatori i gjobës penale
    • Formulari për parashtrimin e ankesë kundër gjyqtarit
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
  •  Harta e faqes
  • Ballina
  • KGJK
  • PËR GJYKATËN
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Kryetari i Gjykatës
    • Gjyqtarët
      • Në shërbim
      • Ish Gjyqtarët
    • Kolegji i Apelit
    • Dhoma e Posaçme
    • Kontakti dhe Orari i Punës
  • PUBLIKIMET
    • Pasqyra e performancës
    • Aktgjykimet
      • Lista e aktgjykimeve
    • Statistikat e Gjykatës
    • Plani i punës
    • Raporti i Punës
    • Buletini i Praktikës Juridike
    • Mendimet Juridike
    • Udhëzues
    • Vlerësimi i shërbimeve në Gjykatë
  • Orari i seancave
    • Civile
    • Administrative
    • Live Streaming
  • Info për palët
    • Penale
    • Civile
    • Administrative
    • Kalkulatori i taksave gjyqësore
    • Kalkulatori i gjobës penale
    • Formulari për parashtrimin e ankesë kundër gjyqtarit
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
  •  Harta e faqes
  • SQ
  • SR
  • EN

KOLEGJI I APELIT I GJYKATËS SUPREME

KOMPETENCAT E KOLEGJIT TË APELIT TË GJYKATËS SUPREME TË KOSOVËS

Në kuadër të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës funksionon Kolegji i Apelit i cili vendos lidhur me  vendimet e:

  •  Komisionit për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare të Pronave (KKP), dhe
  •  Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP), të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ky kolegj merret me zgjidhjen e kërkesave lidhur me Pronën e Paluajtshme Private, si dhe me mos-pajtueshmëritë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para Qershorit të vitit 1999, të cilat janë marrë në Kosovë nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

KKPK-ja ka kompetencë për zgjidhjen e kërkesave që lidhen me  konfliktin, që përfshijnë rrethanat që lidhen drejtpërdrejtë ose që rezultojnë nga konflikti i armatosur, i cili ka ndodhur në Kosovë. Prandaj, paraqitësi i kërkesës ka të drejtë në një urdhër për riposedimin e pronës, nëse e vërteton të drejtën pronësore ose të drejtën e shfrytëzimit të pronës private,  dhe se ai nuk është në gjendje ta ushtrojë të drejtën e tillë pronësore, për shkak të rrethanave të lidhura drejtpërsëdrejti, ose që rezultojnë nga konflikti i armatosur, i cili ka ndodhur në Kosovë në mes të 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999.

Pas përpunimit të kërkesave të palëve nga sekretaria e AKP-së, verifikimit dhe përpunimit të tyre, vendimi merret nga Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës, (tutje KKPK). Kundër vendimit të KKPK-së pala mund të paraqes ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës  brenda tridhjetë (30) ditëve pasi të marrë vendimin.

Kolegji i Apelit i Gjykatës Supreme, merr vendim në përbërje prej tre (3) gjyqtarëve, të cilët emërohen nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Vendimet gjyqësore të këtij kolegji janë përfundimtare, (nuk mund të kundërshtohen me mjete juridike të rregullta apo të jashtëzakonshme).

KOMPETENCAT E AGJENCISË KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONËS

Agjencia Kosovare për  krahasim dhe verifikim të pronës pranon, krahason dhe përmes Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (tutje; KVVP), zgjidh dallimet dhe mos-pajtueshmëritë në mes të dokumenteve kadastrale origjinale të para Qershorit të vitit 1999 të cilat janë marrë në Kosova nga autoritetet serbe dhe të dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private, pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Përmes  komisionit për kërkesa pronësore, (tutje; KKP), bëhet zgjidhja e kategorive vijuese të kërkesave që janë të lidhura me luftën në Kosovë, duke përfshirë rrethanat që drejtpërsëdrejti janë të ndërlidhura me to ose janë pasojë e saj, në periudhën ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, të cilat më herët janë dorëzuar në Agjencinë Kosovare për Prona, ku parashtruesi i kërkesës aktualisht nuk është në gjendje të ushtrojë të drejtat e tilla pronësore.

Parashihet se KKP vazhdon të punon dhe të vendos kërkesat e paraqitura në AKP, deri në vendosjen e të gjitha kërkesave të pranuara, aktivizohet sipas nevojës dhe paguhet për sesionet e mbajtura.

 Sipas Ligjit nr. 05/l-010, Kolegji i Apelit i Gjykatës Supreme vendos për ankesat:

  • Lidhur me vendimet e Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës, (KKP) dhe
  • Lidhur me vendimet e Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona (KVVP).

Vërejtje: KVVP i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ende nuk ka filluar të jetë funksional.

Korniza Ligjore dhe juridiksioni:

  • Ligji për Gjykatat nr. 06/L-054,
  • Rregullorja e UNMIK 2006/50, mbi zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e pa luajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale, e ndryshuar me ligjin nr. 03/L-079.
  • Ligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të pronës, (Ligji nr. 05/L-010).

Të fundit

Raporti Vjetor i Birn për Monitorimin e Gjykatave, në fokus zbatimi i Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore
June 22, 2022
Raporti Vjetor i Birn për Monitorimin e Gjykatave, në fokus zbatimi i Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore
Tryeza e organizuar nga Avokati i Popullit – Zgjidhja efektive e zvarritjeve të procedurës gjyqësore – kryetari Peci shpalosë rolin dhe përvojën e Gjykatës Supreme
June 21, 2022
Tryeza e organizuar nga Avokati i Popullit – Zgjidhja efektive e zvarritjeve të procedurës gjyqësore – kryetari Peci shpalosë rolin dhe përvojën e Gjykatës Supreme
Gjykata Supreme refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të katërmbëdhjetë (14) të dënuarve për marrje ryshfeti
June 20, 2022
Gjykata Supreme refuzon kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të katërmbëdhjetë (14) të dënuarve për marrje ryshfeti
Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të dënuarit D.F.,  për marrje ryshfeti
June 17, 2022
Gjykata Supreme refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të dënuarit D.F., për marrje ryshfeti
Gjykata Supreme aprovon kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të ZRrE-së, ndryshon aktvendimet e Apelit dhe Themelores
June 16, 2022
Gjykata Supreme aprovon kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të ZRrE-së, ndryshon aktvendimet e Apelit dhe Themelores

Kategoritë

  • Lajmet
  • Njoftimet

 

Gjykata Supreme

Pallati i Drejtësisë - Lagjja “Prishtina e Re”
Orari i punës: Hënë – Premtë: 08:00 – 16:00
T1: +383 (0) 38/200 18 775
T2: +383 (0) 38/200 18 779
E: gjykatasupreme@rks-gov.net

Gjykatat

  • Gjykata Supreme
  • Gjykata e Apelit
  • Gjykata Themelore Prishtinë
  • Gjykata Themelore Mitrovicë
  • Gjykata Themelore Pejë
  • Gjykata Themelore Prizren
  • Gjykata Themelore Ferizaj
  • Gjykata Themelore Gjilan
  • Gjykata Themelore Gjakovë

Pyetjet e shpeshta

Vegëzat e Institucioneve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Sistemi Prokurorial i Kosovës
Akademia e Drejtësisë
Gazeta Zyrtare
Kuvendi i Kosovës
Zyra e Kryeministrit
Institucioni i Avokatit të Popullit
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Profesionet e lira juridike

Oda e Avokatëve
Ndërmjetësimi
Noteria
Permbaruesit Privatë
Administratorët Falimentues

Na ndiqni në

© Këshilli Gjyqësor i Kosovës 2018. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Converged Communications LLC