Gjykata Supreme Gjykata Supreme
  • Ballina
  • KGJK
  • PËR GJYKATËN
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Kryetari i Gjykatës
    • Gjyqtarët
      • Në shërbim
      • Ish Gjyqtarët
    • Kolegji i Apelit
    • Dhoma e Posaçme
    • Kontakti dhe Orari i Punës
  • PUBLIKIMET
    • Pasqyra e performancës
    • Aktgjykimet
      • Lista e aktgjykimeve
    • Statistikat e Gjykatës
    • Plani i punës
    • Raporti i Punës
    • Buletini i Praktikës Juridike
    • Mendimet Juridike
    • Udhëzues
    • Vlerësimi i shërbimeve në Gjykatë
  • Orari i seancave
    • Civile
    • Administrative
    • Live Streaming
  • Info për palët
    • Penale
    • Civile
    • Administrative
    • Kalkulatori i taksave gjyqësore
    • Kalkulatori i gjobës penale
    • Formulari për parashtrimin e ankesë kundër gjyqtarit
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
  •  Harta e faqes
  • Ballina
  • KGJK
  • PËR GJYKATËN
    • Përmbledhje/Fakte kyçe
    • Kryetari i Gjykatës
    • Gjyqtarët
      • Në shërbim
      • Ish Gjyqtarët
    • Kolegji i Apelit
    • Dhoma e Posaçme
    • Kontakti dhe Orari i Punës
  • PUBLIKIMET
    • Pasqyra e performancës
    • Aktgjykimet
      • Lista e aktgjykimeve
    • Statistikat e Gjykatës
    • Plani i punës
    • Raporti i Punës
    • Buletini i Praktikës Juridike
    • Mendimet Juridike
    • Udhëzues
    • Vlerësimi i shërbimeve në Gjykatë
  • Orari i seancave
    • Civile
    • Administrative
    • Live Streaming
  • Info për palët
    • Penale
    • Civile
    • Administrative
    • Kalkulatori i taksave gjyqësore
    • Kalkulatori i gjobës penale
    • Formulari për parashtrimin e ankesë kundër gjyqtarit
  • MEDIA
    • Lajmet
    • Njoftimet
    • Galeria
  •  Harta e faqes
  • SQ
  • SR
  • EN

Parashtrimi i padisë Administrative

ANKIMIMI (PADIA) PËR DEPARTAMENTIN PËR ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

Departamenti për Çështjet Administrative që vepron në Gjykatën Themelore në Prishtinës, për gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

Të gjitha çështjet në Departamentin për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore gjykohen nga një (1) gjyqtar profesionist, përpos nëse me ligj nuk parashihet ndryshe.

Gjykata ne shkalle te pare ka te drejte ta anuloje aktin administrativ edhe pa mbajtur seance gjyqësore, ne rastet kur akti ne fjale është marre ne baze te shkeljeve te dispozitave te procedurës administrative. Kjo nuk vlen ne rastet kur pala thirret ne shkelje te ligjit material apo vërtetim jo të drejtë apo te gabuar te gjendjes faktike.

Çfarë vendimesh nxjerr Departamenti për Çështje Administrative?

Departamenti për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në bazë të shqyrtimit nxjerr vendimet si:

  • hedh padinë apo ankimimin si të paafatshme, ose të palejuar;
  • refuzon padinë apo ankim imin si të pabazë dhe e vërteton aktin apo vendimin.
  • anulon aktin dhe nxjerr Aktgjykim Aprovues dhe çështjen ia kthen organit te
    vendosjes për rigjykim dhe rivendosje te vendimit ose aktit.
  • ndryshon dhe vendos ne mënyre meritore – Aktgjykim Meritor

Lëndët me përparësi

Në  Departamentin për Çështje Administrative shqyrtohen në bazë të një radhe gjykimi në përputhje me periudhën e regjistrimit pranë administratës së gjykatës.

 

Megjithatë, parashikuar nga legjislacioni në fuqi, shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar (me përparësi).

Në bazë të ligjit, lëndët në Departamentin për Çështje Administrative që trajtohen me përparësi janë:

  • Lendet që duhet të vendoset për masën e sigurisë se të paditurit në procedurë;
  • Lëndët me masë të përkohshme;
  • Lëndët për personat me aftësi të kufizuar;
  • Lëndët që kanë specifika të caktuara ligjore.
  • Lëndët qe kanë me zgjidhjen e punës Konkursit apo largimin nga puna.
  • Lëndët e ekstradimit.

Konflikti administrativ

  • Në konfliktin administrativ gjykata vendos për ligjshmërinë e akteve përfundimtare administrative me të cilat organet e administratës vendosin për të drejtat, detyrimet dhe interesat juridike të personave fizikë dhe juridikë.
  • Konflikti administrativ mund të fillohet edhe kundër aktit administrativ të shkallës së parë kundër të cilit në procedurën administrative ankimi nuk është i lejuar.

Afati i lejuar ligjor është 30 ditë nga dita e dorëzimit të aktit administrativ.

Kur mund te paraqitet Ankimimi Ose Padia?

  • Kur palës me akt administrativ i është shkelur një e drejtë ose interes i drejtpërdrejtë bazuar me ligj kanë të drejtë ankese në Gjykatën Themelore Departamenti për Çështje Administrative.
  • Nëse organi i shkalles se dyte nuk e ka nxjerre vendimin brenda 30 ditësh ose ne një afat me te shkurte të caktuar me dispozita të veçanta rreth ankimimit të palës kundër vendimit te organit te shkalles se pare.
  • Nëse nuk ka nxjerre vendimin as ne afatin e mëtejme prej shtatë (7) ditësh me kërkesë të përsëritur.
    Në këtë rast pala mund te fillojë konflikt administrativ sikur ti ishte refuzuar kërkesa.
  • Nëse brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh ose në një afat më të shkurtër të paraparë, organi i shkallës së parë nuk ka nxjerrë asnjë vendim në bazë të kërkesës kundër aktit të të cilit mund të bëhet ankesa, pala ka të drejtë t’i drejtohet me kërkesë organit të shkallës së dytë.

Kundër vendimit të organit të shkallës së dytë, pala mund të fillojë konfliktin administrativ.

Për cilat arsye paraqitet padia?

  • Për shkak të shkeljes se një te drejte ose interesit të drejtpërdrejtë
  • Për shkak të nxjerrjes se aktit administrativ i cili nuk është nxjerre ne
    afatin e parashikuar;
  • Për shkak të vërtetimit të gabueshëm te aktit ose jo të plotë të gjendjes faktike;

Ku duhet të bëhet padia?

Padia duhet të parashtrohet në gjykatën së shkallës se parë.

Afati: brenda 30 ditësh.

Kush mund të paraqes ankimim apo padi?

personat fizik, dhe

personat juridik.

Çka duhet të përmbajë ankesa apo padia?

  • Kërkesën qe ka vepruar te organi administratës publike, që ja ka dorëzuar kërkesën
     përkatëse organit kompetent si dhe ua dërguar nga një kopje të kërkesës të gjithë  
     personave të cilët dihet se kanë një interes direkt ose indirekt për veprimin e     
     kërkuar të administratës.
  • emrin e paditësit fizik apo juridik dhe të paditurit.
  • përshkrimin e fakteve të rëndësishme që janë të përfshira në ankim im apo padi;
  • përshkrimin e bazës ligjore;
  • të dhënat mbi aktin i cili ankohet dhe vendimi apo akti, dhe te gjitha provat qe
     posedon lidhje me aktin e kontestueshëm.
  • arsyet për kundërshtimin të aktit;
  • propozimin për anulim të tërësishëm apo të pjesshëm të aktit ose për ndryshim të  
     tij;
  • nënshkrimin e paditësit;
  • nëse ankimimi paraqitet në emër të paditurit apo ankuesit, duhet të bashkëngjitet
    deklarata e të paditurit dhe autorizimi me të cilën jep pëlqimin për të.

Çfarë ndodh pasi kam paraqitur padinë?

  • Gjykata dërgon një kopje të padisë tek palët kundërshtare.
    Afati për palët kundërshtare për të paraqitur përgjigje në padi është tridhjetë (30) ditë nga pranimi i kopjes së padisë.
  • Gjykata u dërgon palëve ftesat per caktimin e seancës gjyqësore.
    Ftesa përmban datën dhe orën dhe vendin e mbajtjes se seancës gjyqësore.
  • Përgjigjja jepet në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e dorëzimit të padisë në përgjigje palës.

Çfarë mund të ndodh pas vendimit të Departamentit për Çështje Administrative?

Ankesë ndaj aktgjykimit

Pas marrjes se vendimit, palët ne procedurë gjyqësore kane drejtën e ankesës ndaj aktgjykimit apo aktvendimit në Gjykatën e Apelit. Afati për paraqitjen e ankesës është 15 ditë.

Në qoftë se ndaj vendimit nuk ka ankese, pala ka drejte te plotfuqizojë vendimin e Gjykatës.

Vërejtje për Aktgjykimin Aprovues

Vërejtja i drejtohet organit te rivendos dhe te rigjykoj vendimin.
Ky lloj vendimi i gjykatës ne Departamentin për Çështje Administrative behet  i Plotfuqishëm, por jo i ekzekutueshëm.

Aktgjykimi Meritor bëhet i Plotfuqishëm dhe i ekzekutueshëm.

Me aktgjykim, me të cilin anulohet akti i kontestuar administrativ, gjykata do të vendosë edhe për kërkesën e paditësit për kthimin e sendit, respektivisht për kompensimin e dëmit, nëse të dhënat e procedurës japin bazë të sigurt për këtë gjë.
Në të kundërtën, gjykata do ta udhëzojë paditësin që kërkesën e vet ta realizojë në procedurën kontestimore).

Ankesat kundër aktvendimit

  • Kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës për Çështje Administrative, me përjashtim kur me dispozitat e këtij Kodi shprehimisht nuk lejohet ankesë e tillë.
  • Aktvendimet që merren për vendosjen e kompetencës dhe i dërgohen Gjykatës se Apelit për vendosjen e kompetencës, pala ne këshillën Juridike nuk ka drejte për ankimim ndaj vendimit.

 Gjykata e ka për obligim te njoftoj palën me vendimin e vendosjes se kompetencës përveç  nëse KPPK, parasheh ndryshe.

Ankesa kundër aktgjykimit

Aktgjykimi mund të goditet për shkak të:

  • shkeljes së dispozitave të procedurës administrative
  • konstatimit të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike
  • zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Ku duhet të paraqitet ankesa?

Ankesa i paraqitet gjykatës e cila e ka dhënë aktgjykimin e shkallës së parë (Gjykatës Themelore) në një numër të mjaftueshëm ekzemplarësh për gjykatën dhe palën kundërshtare.

 

Vini re ! Ankesën e paraqitur tej afatit të parashikuar me ligj, atë jo të plotë, apo të palejueshme e hedhë poshtë me aktvendim gjykata e shkallës së parë,  pa caktuar fare seancë gjyqësore.

Kur duhet të bëhet ankesë  kundër aktgjykimit të shkallës se parë?

Kundër aktgjykimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë palët mund të bëjnë ankim brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e dorëzimit të kopjes së aktgjykimit, po që se me këtë ligj nuk është caktuar ndonjë afat tjetër.

Kur nuk lejohet ankesa?

Ankesa është e palejueshme nëse:

  • Është paraqitur personi i cili nuk është i autorizuar për paraqitjen e saj,
  • Është paraqitur personi i cili ka hequr dorë nga e drejta e ankimit,
  • Personi ka tërhequr ankesën e paraqitur, apo
  • Personi që e ka paraqitur ankesën nuk ka interes juridik për paraqitjen e ankesës.

Cilat janë efektet e ankesës?

  • Ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë në pjesën e goditur me ankim.
  • Pala mund të heqë dorë nga e drejta e ankimit që nga momenti kur i është dorëzuar aktgjykimi.
  • Deri ne momentin e dhënies së vendimit të gjykatës së shkallës së dytë pala mund ta tërheqë ankesën e paraqitur.
  • Deklarata për heqjen dorë nga e drejta e ankimit dhe ajo për tërheqjen e ankesës nuk mund të revokohet.

Si vepron gjykata pasi ju keni paraqitur ankesë?

  • Një ekzemplar të ankesës së paraqitur me kohë, të lejueshme dhe të plotë, gjykata e shkallës së parë ia dërgon palës kundërshtare, e cila po në këtë gjykatë mund të paraqesë përgjigje në ankese brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve.
  • Një ekzemplar të përgjigjes në ankesë gjykata e shkallës së parë ia dërgon ankuesit menjëherë, ose më së voni brenda afatit shtatë ditor nga arritja e saj në gjykatë.
  • Pas pranimit të përgjigjes në ankesë, apo pas skadimit të afatit për përgjigje në ankesë, në afat prej jo më vone se shtatë ditësh, gjykata e shkallës së parë ankesën dhe përgjigjen në ankesë ia dërgon gjykatës së shkallës së dytë (Gjykatës së Apelit)

Divizioni Fiskal

Divizioni Fiskal, që funksionon në kuadër te Departamentit për Çështje Administrative, ka kompetence te gjykoj të gjitha padite te ushtruara kundër vendimeve përfundimtare te: administratës kompetente fiskale, doganore ose administratës komunale lidhur me:

  • taksat,
  • detyrimet doganore dhe
  • çdo kontribut tjetër te caktuar nga legjislacioni ne fuqi.

 

Ankesat ne divizionin fiskal: Aktgjykimet për vendimmarrje nga gjyqtaret e Divizionit Fiskal kanë te drejtën e ankimimit 60 ditë afat për ankesë.

Të fundit

U.D. Kryetarja Memaj diskuton me kryetarët e gjykatave rreth sfidave të punës
March 15, 2023
U.D. Kryetarja Memaj diskuton me kryetarët e gjykatave rreth sfidave të punës
Nënshkruhet deklarata e përbashkët e zotimit për reformën ligjore në sistemin e drejtësisë në mes pushtetit gjyqësor e prokurorial dhe Ministrisë së Drejtësisë
March 14, 2023
Nënshkruhet deklarata e përbashkët e zotimit për reformën ligjore në sistemin e drejtësisë në mes pushtetit gjyqësor e prokurorial dhe Ministrisë së Drejtësisë
U.D.Kryetarja Memaj, priti në takim përfaqësues të organizatës ROLAG
March 9, 2023
U.D.Kryetarja Memaj, priti në takim përfaqësues të organizatës ROLAG
Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, miratohen dy mendime juridike dhe tre udhëzues
February 27, 2023
Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, miratohen dy mendime juridike dhe tre udhëzues
Komisioni për Politikë Ndëshkimore diskuton ndryshimet e përfshira në Udhëzuesin e Përgjithshëm
February 15, 2023
Komisioni për Politikë Ndëshkimore diskuton ndryshimet e përfshira në Udhëzuesin e Përgjithshëm

Kategoritë

  • Lajmet
  • Njoftimet

 

Gjykata Supreme

Pallati i Drejtësisë - Lagjja “Prishtina e Re”
Orari i punës: Hënë – Premtë: 08:00 – 16:00
T1: +383 (0) 38/200 18 775
T2: +383 (0) 38/200 18 779
E: gjykatasupreme@rks-gov.net

Gjykatat

  • Gjykata Supreme
  • Gjykata e Apelit
  • Gjykata Themelore Prishtinë
  • Gjykata Themelore Mitrovicë
  • Gjykata Themelore Pejë
  • Gjykata Themelore Prizren
  • Gjykata Themelore Ferizaj
  • Gjykata Themelore Gjilan
  • Gjykata Themelore Gjakovë

Pyetjet e shpeshta

Vegëzat e Institucioneve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Sistemi Prokurorial i Kosovës
Akademia e Drejtësisë
Gazeta Zyrtare
Kuvendi i Kosovës
Zyra e Kryeministrit
Institucioni i Avokatit të Popullit
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Profesionet e lira juridike

Oda e Avokatëve
Ndërmjetësimi
Noteria
Permbaruesit Privatë
Administratorët Falimentues

Na ndiqni në

© Këshilli Gjyqësor i Kosovës 2018. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Converged Communications LLC