Kërkesa për rishikimin e procedurës
Lidhur me kërkesën për rishikimin e procedurës, Gjykata Supreme mund:
- Të refuzoj kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për rishikimin e procedurës;
- Të aprovojë kërkesë për rishikim të procedurës dhe lëndën ta kthejë në rigjykim dhe rivendosje.
Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit
Lidhur me kërkesën për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit, Gjykata Supreme mund:
- Të refuzoj kërkesën kur çmon se nuk ka bazë ligjore për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit;
- Të aprovon kërkesën dhe e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë lidhur me vendimin mbi dënimin.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë
Lidhur me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme mund:
- Të ndryshojë vendimin e formës së prerë;
- Në tërësi ose pjesërisht anulon vendimin e gjykatës themelore ose të Gjykatës së Apelit dhe lëndën për vendim të ri ose për rigjykim ia kthen gjykatës themelore ose Gjykatës së Apelit;
- Kufizohet vetëm në vërtetimin e shkeljes së ligjit.
Ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Supreme
Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë vendime të formës së prerë dhe ndaj tyre nuk lejohet ushtrimi i asnjë mjeti juridik, qoftë i rregullt apo i jashtëzakonshëm.