Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës
Revizioni
Mbi revizionin, Gjykata Supreme vendos me aktvendim apo aktgjykim
Me aktgjykim Gjykata Supreme e Kosovës vendos:i. Të aprovojë revizionin dhe të ndryshojë aktgjykimin e goditur;
ii. Të refuzojë revizionin si të pathemeltë.
i. Të aprovojë revizionin dhe të anulojë pjesërisht apo tërësisht aktgjykimin e shkallës së parë apo të dytë dhe çështjen ia dërgon për rigjykim gjykatës së shkallës së parë apo të dytë
ii. Të anulojë aktgjykimin e goditur me revizion dhe e hedh poshtë padinë si të palejueshme;
iii. Të hedhë poshtë revizionin si të palejueshëm, jo të plotë ose të vonuar.
Vendimi i Gjykatës Supreme u dërgohet palëve nëpërmjet Gjykatës së Apelit brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të Gjykatës Supreme për revizionin nuk lejohet ankesë.
Përsëritja e procedurës
Mbi propozimin për përsëritjen e procedurës, Gjykata Supreme vendos me aktvendim.
Me aktvendim Gjykata Supreme vendos:
iv. Të lejojë përsëritjen e procedurës dhe të anulojë vendimin e dhënë në procedurën e mëparshme (neni 240.2); v. Të refuzojë propozimin për përsëritjen e procedurës.
Ankesat kundër aktvendimeve
• Kundër aktvendimit për lejimin e përsëritjes së procedurës nuk lejohet ankesa dhe çështja kthehet në rigjykim.
• Kundër aktvendimit me të cilin refuzohet propozimi për përsëritjen e procedurës lejohet ankesa.
Ankesa i paraqitet të njëjtës gjykatë (Gjykatës Supreme) e cila vendos në trup gjykues. Në këtë rast, nëse aprovohet ankesa, çështja kthehet në rigjykim.
Kërkesëa për mbrojtjen e ligjshmërisë
Mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, Gjykata Supreme vendos me aktgjykim.
Nuk lejohet ankesa kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është vendosur mbi kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë.
Përfundimi i procesit civil kontestimor
Një proces civil kontestimor përfundon kur vendimi nuk mund të goditet me asnjë mjet juridik qoftë të rregullt apo të jashtëzakonshëm.