Prishtinë, 23 janar 2024 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, është mbajtur Seanca e parë e Përgjithshme për vitin 2024, në të cilën morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata të Dhomës së Posaçme.
Gjatë kësaj Seance, me vota unanime është miratuar Raporti i Punës së Gjykatës Supreme për vitin 2023 si dhe Plani i Punës për vitin 2024.
Të pranishmit diskutuan edhe për prioritetet e vitit 2024, sfidat dhe çështje tjera me rëndësi për funksionimin e gjykatës.
![](https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2024/01/fotoseanca2-1024x450.jpg)