Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme – miratohet Raporti i Punës i vitit 2023 dhe Plani i Punës për vitin 2024

Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme – miratohet  Raporti i Punës i vitit 2023 dhe Plani i Punës për vitin 2024

Prishtinë, 23 janar 2024 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, është mbajtur Seanca e parë e Përgjithshme për vitin 2024, në të cilën morën pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata të Dhomës së Posaçme.

Gjatë kësaj Seance, me vota unanime është miratuar  Raporti i Punës së Gjykatës Supreme për vitin 2023 si dhe Plani i Punës për vitin 2024.

Të pranishmit diskutuan edhe për prioritetet e vitit 2024, sfidat dhe çështje tjera me rëndësi për funksionimin e gjykatës.