Prishtinë, 26 qershor 2023 – Ushtruesja e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të sapo zgjedhur të gjykatës, Fejzullah Rexhepit.
Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, kryetari është njoftuar me gjendjen e përgjithshme dhe punët e kryera nga zyra e kryetarit.
Gjyqtari Fejzullah Rexhepi u dekretua kryetar i Gjykatës Supreme nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, javën e kaluar, me datë 22 qershor 2023.
Ky dekret erdhi pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), propozoi për kryetar të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepin, në mbledhjen e datës 18 maj 2023.
Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës Supreme u zhvillua pas dorëheqjes së kryetarit Enver Peci, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar vazhdoi karrierën si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.