Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga u.d. kryetarja Mejreme Memaj tek kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga u.d. kryetarja Mejreme Memaj tek kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Prishtinë, 26 qershor 2023 – Ushtruesja e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të sapo zgjedhur të gjykatës, Fejzullah Rexhepit.

Me rastin e pranim dorëzimit të detyrës, kryetari është njoftuar me gjendjen e përgjithshme dhe punët e kryera nga zyra e kryetarit.

Gjyqtari Fejzullah Rexhepi u dekretua kryetar i Gjykatës Supreme nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, javën e kaluar, me datë 22 qershor 2023.

Ky dekret erdhi pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), propozoi për kryetar të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepin, në mbledhjen e datës 18 maj 2023.

Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës Supreme u zhvillua pas dorëheqjes së kryetarit Enver Peci, i cili në dhjetorin e vitit të kaluar vazhdoi karrierën si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.