Prishtinë, 14 dhjetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme. Ky caktim është bërë pas lirimit nga detyra të kryetarit të deritanishëm, Enver Peci, i cili ka dhënë dorëheqje, pasi me datë 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës e ka propozuar për dekretim tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Gjyqtarja Memaj, nga data 14 dhjetor 2022 do të jetë U.D. kryetare deri në zgjedhjen dhe emërimin e kryetarit/es së Gjykatës Supreme.
Nga 26 maji i vitit 2021, gjyqtarja Memaj ka qenë nënkryetare e Gjykatës Supreme, derisa nga fillimi i vitit 2021, është përgjegjëse për praktikën gjyqësore të degës penale në Gjykatë Supreme.