KGjK ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj, ushtruese të detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme

KGjK ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj, ushtruese të detyrës së Kryetares së Gjykatës Supreme

Prishtinë, 14 dhjetor 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka caktuar gjyqtaren Mejreme Memaj ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme. Ky caktim është bërë pas lirimit nga detyra të kryetarit të deritanishëm, Enver Peci, i cili ka dhënë dorëheqje, pasi me datë 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës e ka propozuar për dekretim tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Gjyqtarja Memaj, nga data 14 dhjetor 2022 do të jetë U.D. kryetare deri në zgjedhjen dhe emërimin e kryetarit/es së Gjykatës Supreme.

Nga 26 maji i vitit 2021, gjyqtarja Memaj ka qenë nënkryetare e Gjykatës Supreme, derisa nga fillimi i vitit 2021, është përgjegjëse për praktikën gjyqësore të degës penale në Gjykatë Supreme.