Gjykata Supreme e Kosovës dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë shkëmbejnë përvoja për vendimet unifikuese

Gjykata Supreme e Kosovës dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë shkëmbejnë përvoja për vendimet unifikuese

Prishtinë, 08 prill 2016 – Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, në Kosovë po qëndron një delegacion i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, në krye me kryetarin e kësaj gjykate, z. Xhezair Zaganjori.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_5326.JPGKrerët e të dy institucioneve kanë diskutuar për vendimet unifikuese, me theks në sfidat e të dyja vendeve, duke shkëmbyer njëkohësisht përvoja të vlefshme mes vete.

Të dy kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë duke potencuar se roli i institucioneve që drejtojnë, para së gjithash është të prodhojnë drejtësi, veçmas nëpërmjet vendimeve unifikuese që japin këto gjykata si instanca të fundit.

Gjatë ditës, delegacioni shqiptar i shoqëruar nga nikoqiri, kryetari Hasani, kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese, ku janë pritur nga kryetarja Arta Hajrizi, më pas është vizituar Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Nehat Idrizi, ndërkohë që pasdite delegacioni ka vizituar Gjykatën Themelore në Gjilan, si një nga gjykatat që shquhet për efikasitet në zgjidhje të lëndëve. 

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_5259.JPG

 

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_5275.JPG