Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, të mërkurën janë takuar gjyqtarët e kësaj gjykate, me ç’rast janë bërë publike dy kandidatura për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Prishtinë, 25 shkurt 2016 – Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, të mërkurën janë takuar gjyqtarët e kësaj gjykate, me ç’rast janë bërë publike dy kandidatura për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Para të pranishmëve, kandidaturat e tyre i kanë prezantuar gjyqtarët e degës civile, Shukri Sylejmani dhe Muhamet Rexha.
Të premten, më 26 shkurt, këto kandidatura do të dërgohen në KGJK, ndërkohë që pas shtatë ditësh, sipas rregullores së KGJK-së, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, do të votojnë për njërin nga kolegët e tyre.
Në takim u propozua që gjyqtari që do të zgjidhet anëtar i Këshillit Gjyqësor, njëherë brenda muaji, gjatë seancave të gjykatës, të njoftoj gjyqtarët e Gjykatës Supreme me vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit.