Dy gjyqtarë të Supremes – kandidat për anëtarë të KGJK-së

Dy gjyqtarë të Supremes – kandidat për anëtarë të KGJK-së

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, të mërkurën janë takuar gjyqtarët e kësaj gjykate, me ç’rast janë bërë publike dy kandidatura për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 25 shkurt 2016 – Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, të mërkurën janë takuar gjyqtarët e kësaj gjykate, me ç’rast janë bërë publike dy kandidatura për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Para të pranishmëve, kandidaturat e tyre i kanë prezantuar gjyqtarët e degës civile, Shukri Sylejmani dhe Muhamet Rexha. 

Të premten, më 26 shkurt, këto kandidatura do të dërgohen në KGJK, ndërkohë që pas shtatë ditësh, sipas rregullores së KGJK-së, gjyqtarët e Gjykatës Supreme, do të votojnë për njërin nga kolegët e tyre.

Në takim u propozua që gjyqtari  që do të zgjidhet anëtar i Këshillit Gjyqësor, njëherë brenda muaji, gjatë seancave të gjykatës, të njoftoj gjyqtarët e Gjykatës Supreme me vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/foto nga takimi 2.JPG