Prishtinë, 26 mars 2025 – Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor.
Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara.
Me datë 24 është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025.
Vendimet e përfunduara janë të qasshme dhe janë të publikuara në ueb-faqen e Gjykatës Supreme:
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_63_2025_SQ.pdf
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_62_25_SQ.pdf
https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_61_25_SQ.pdf