Delegacioni nga Gjykata Supreme viziton Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut

Delegacioni nga Gjykata Supreme viziton Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut

Strasburg, 20-21 mars 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi bashkë me gjyqtaret Mejreme Memaj dhe Valdete Daka, me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin – UNODC, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit nga Kosova janë takuar me kryetarin e Gjykatës së Lartë Gjyqësore të Mulhouse, Philippe Babo dhe prokuroren publike Yolande Renzi të Gjykatës Gjyqësore të Strasburgut.

Takimet do të vazhdojnë me gjyqtaret Sophie Thomann, Isabelle Rhim, Isabelle Karolak dhe zëvendës/prokurorin publik Gilles Bourdier, me të cilët do të diskutohen tema me interes të përbashkët, me theks në organizimin e gjyqësorit dhe luftimin e krimit të organizuar.

Po ashtu, delegacioni i Gjykatës Supreme, do të takohet me Clement Guetaz, zëvendës prokuror publik dhe Marjolaine Poinsard, gjyqtare, me të cilët do të diskutohet mbi luftimin e krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave themelore si dhe me avokatin e Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, Felix Delaporte.

Takimet do të përmbyllen me një vizitë në stacionin policor të Strasburgut, ku do të shtjellohen temat e agjendës nga një tjetër perspektivë, siç është ajo e ndjekjes dhe hetimit.

Kjo vizitë është organizuar me mbështetjen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin – UNODC (United Nations Office on Drugs and Crime).