Mbahet takimi i Komisionit Konsultativ për Politikë ndëshkimore

Mbahet takimi i Komisionit Konsultativ për Politikë ndëshkimore

Prishtinë, 16 tetor 2023 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore gjatë të cilit është diskutuar lidhur me procesin e revidimit të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore, pas ndryshimeve në Kodin Penal dhe në atë të Procedurës Penale.

Gjatë takimit, anëtarët e Komisionit kanë theksuar nevojën e ashpërsimit të politikës ndëshkimore për disa vepra penale, derisa është theksuar si i domosdoshëm edhe dallimi i pikënisjes për caktimin e dënimit, në varësi të peshës së veprës penale, dëmit të shkaktuar dhe rrethanave tjera lehtësuese e rënduese.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan që krahas revidimit të Udhëzuesit të shtohen sqarime në ato dispozita dhe kategori që janë vlerësuar problematike apo të paqarta nga zbatuesit e këtij dokumenti.

Udhëzuesi për Politikë Ndëshkimore është miratuar në Seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme, me 15 shkurt 2018.