Kërkohet angazhim shtesë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

Kërkohet angazhim shtesë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme

Prishtinë, 09 tetor 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Rexhepi dhe u.d. gjyqtari mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani kanë pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogajn, drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Arben Limanin si dhe drejtorin e Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqin.

Në fokus të takimit ishte çështja e angazhimit me kontrata të përkohshme, e zyrtareve ligjore në Dhomë të Posaçme, me mbështetjen e AKP-së, prej të cilave u kërkua më shumë angazhim në mënyrë që performanca e përgjithshme e Dhomës së Posaçme të rritet dhe numri i lëndëve të zvogëlohet.

Pjesëmarrësit vlerësuan angazhimin e deritanishëm të zyrtareve ligjore duke bërë me dije se për një kohë të shkurtër, është arritur që të regjistrohen mbi 12 mijë lëndë në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Lëndëve – SMIL. Derisa, aktualisht, gjyqtarët e Dhomës së Posaçme kanë prioritet përfundimin e lëndëve të vjetra, që i takojnë vitit 2014.