Gjyqtari Shala mban seancë simulative me gjyqtarët e rinj

Gjyqtari Shala mban seancë simulative me gjyqtarët e rinj

Prishtinë, 02 tetor 2023 – Gjyqtarët e sapoemëruar të gjeneratës së dhjetë, me mbështetjen e Akademisë së Drejtësisë kanë mbajtur sot një seancë simulative në sallën e gjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nën drejtimin e mentorit të tyre, gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Afrim Shala, gjyqtarët i ndanë rolet dhe simuluan disa raste nga praktika gjyqësore.

Këto seanca vlerësohen shumë produktive për mundësinë që gjyqtarët e rinj praktikisht të demonstrojnë aftësitë dhe shkathtësitë e tyre si dhe për të menaxhuar stresin e paraqitjeve të para publike.