Po mbahet punëtoria me gjyqtarë të Gjykatës Supreme me fokus te praktika gjyqësore

Po mbahet punëtoria me gjyqtarë të Gjykatës Supreme me fokus te praktika gjyqësore

Istog, 28 shtator 2023 – Gjyqtarët e Gjykatës Supreme po marrin pjesë në punëtorinë e organizuar me mbështetjen e projektit Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI).

Gjatë kësaj punëtorie ka prezantuar Michael Hopmeier, gjyqtar i lartë në Gjykatën Mbretërore në Southwark të Londrës, i cili është i specializuar në rastet e krimit të rëndë ekonomik dhe rikuperimit të aseteve (konfiskimi i të ardhurave nga krimi) si dhe është prezantuar Analiza për Ecurinë e Rasteve, e realizuar nga WBROLI-i.

Të pranishmit kanë diskutuar për legjislacionin aktual, politikat që ndikojnë në luftën  kundër krimit të organizuar si dhe për praktikat dhe sfidat e gjyqësorit në trajtimin e këtyre rasteve.

Punëtoria po vazhdon punimet me diskutime rreth kërkesave për dhënie të mendimeve juridike të paraqitura në Gjykatën Supreme.