Kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryesuesi i KGjK-së diskutojnë për bashkërendimin e aktiviteteve

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe kryesuesi i KGjK-së diskutojnë për bashkërendimin e aktiviteteve

Prishtinë, 12 korrik 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogajn, zv/kryesuesin Qerim Ademaj, anëtarët e KGjK-së, Drita Rexhaj, Teuta Ibrahimi, Fidan Hoxha dhe drejtorin e Sekretariatit të KGjK-së, Shkëlzen Maliqi, me të cilët diskutoi lidhur me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të rritjes së efikasitetit në sistemin gjyqësor.

Kryetari Rexhepi vlerësoi gatishmërinë e Këshillit Gjyqësor për ta mbështetur në disa nisma që kanë për qëllim forcimin e rolit të Gjykatës Supreme si dhe shprehu gatishmërinë për të bashkërenduar aktivitetet që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit në sistemin e drejtësisë.

Kryesuesi Zogaj dhe anëtarët tjerë të KGjK-së shprehën mbështetjen e pa-rezervë për kryetarin e sapo zgjedhur të Gjykatës Supreme, duke theksuar nevojën e  rritjes së progresit në sistemin gjyqësor.