Forcimi i sundimit të ligjit në fokus të takimit mes kryetarit të Gjykatës Supreme dhe u.d. kryeprokurorit të Shtetit

Forcimi i sundimit të ligjit në fokus të takimit mes kryetarit të Gjykatës Supreme dhe u.d. kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 5 korrik 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur në takim u.d. kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, me të cilin diskutuan lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial, me theks te sfidat dhe problematikat e hasura nga të dy sistemet.

Kryetari Rexhepi vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla, në të cilat mund të adresohen çështjet me interes duke i kontribuar unifikimit të politikës ndëshkimore, forcimit të sundimit të ligjit, shmangies së zvarritjeve procedurale dhe njëkohësisht rritjes së efikasitetit në sistemin e drejtësisë.

Ndërkaq, u.d. kryeprokurori Kelmendi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me kryetarin e ri të Gjykatës Supreme në realizim të objektivave të përbashkëta.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin e shënuar në sistemin e drejtësisë, por njëkohësisht theksuan nevojën e forcimit të sundimit të ligjit në vend.