Diskutohet thellimi i bashkëpunimit në mes të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese

Diskutohet thellimi i bashkëpunimit në mes të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 3 korrik 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dhe gjyqtarin, përkatësisht ish-kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci.

Kryetari Rexhepi shprehu gatishmërinë për të avancuar tutje bashkëpunimin në mes të dy gjykatave, me theks në koordinimin e aktiviteteve, të cilat kanë në fokus lëndët gjyqësore që adresohen edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Në anën tjetër kryetarja Caka – Nimani dhe gjyqtari Peci, duke uruar kryetarin Rexhepi për detyrën, theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes gjykatave të rregullta dhe asaj Kushtetuese, duke çmuar rolin e Gjykatës Supreme në këtë drejtim.

Po ashtu, bashkëbiseduesit vlerësuan mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për kontributin e tyre në avancimin e bashkëpunimit mes të dy gjykatave, me theks mbështetjen e Fondacionit gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ).