Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Presidentja Osmani dekretoi kryetarin e ri të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi

Prishtinë, 22 qershor 2023 -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka dekretuar sot kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi.

Ky dekret vjen pas propozimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), për kryetar të Gjykatës Supreme, gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, i cili në këtë proces mori shumicën e votave të anëtarëve të KGjK-së, në mbledhjen e datës 18 maj 2023.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.

Njoftimi nga Presidenca:https://president-ksgov.net/presidentja-osmani-dekretoi-kryetarin-e-ri-te-gjykates-supreme-fejzullah-rexhepi/

Njoftimi nga KGjK: https://www.gjyqesori-rks.org/2023/06/22/presidentja-osmani-dekretoi-kryetarin-e-ri-te-gjykates-supreme-fejzullah-rexhepi/