Departamentet Speciale dhe ato të Krimeve të Rënda në listën e monitorimit nga Komisioni për vlerësimin e Planeve Strategjike

Departamentet Speciale dhe ato të Krimeve të Rënda në listën e monitorimit nga Komisioni për vlerësimin e Planeve Strategjike

Prishtinë, 27 prill 2023 – Komisioni për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar lidhur me aktivitetet e tremujorit të parë të vitit dhe planifikimet për tremujorin e dytë të vitit 2023.

Kryetari i Komisioni, gjyqtari Afrim Shala, pasi ka raportuar në takimin e fundit të Këshillit Gjyqësor lidhur me punën gjatë periudhës tremujore, i ka njoftuar edhe anëtarët rreth këtij raportimi dhe planifikimet e bëra për muajt në vijim.

Anëtarët e Komisionit në muajt e ardhshëm do të monitorojnë dhe vlerësojnë Departamentet Speciale në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe të Gjykatës së Apelit, Departamentet e Krimeve të Rënda në gjashtë gjykatat themelore, me përjashtim të Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku është kryer ky proces, si dhe Gjykatën Komerciale.

Komisioni ka planifikuar që, përveç rasteve që parashihen në Planin Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, të zhvillojë disa aktivitete, vizita dhe takime nëpër gjykatat e Kosovës, në lidhje me monitorimin dhe zbatimin e e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025.

Anëtarët e Komisionit u dakorduan që në procesin e monitorimit dhe vlerësimit të përfshihet edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, në lidhje me Planin Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025.