Kryetari Peci, Kryesuesi Zogaj dhe anëtarë të KGJK-së, në vizitë studimore në Letoni

Kryetari Peci, Kryesuesi Zogaj dhe anëtarë të KGJK-së, në vizitë studimore në Letoni

Prishtinë, 21 korrik 2022 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani-Rama dhe disa anëtarë të KGjK-së, me mbështetje të Këshillit të Evropës, po qëndrojnë për vizitë studimore në Riga të Letonisë.

Vizita dy ditore e realizuar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë, KoSEJ II”, temë kryesore ka  digjitalizimin e procedurave gjyqësore, sistemin e peshimit të lëndëve dhe përpunimin e të dhënave në lidhje me gjykatat.

Pjesëmarrësit kanë vizituar Gjykatën Administrative në Letoni ku janë njohur për së afërmi me digjitalizimin e shërbimeve në këtë gjykatë dhe kanë takuar drejtues të lartë të sistemit gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë atje, përfshirë edhe ekspertë të teknologjisë informative, të cilët kanë sqaruar funksionimin digjital të gjykatave vendore.

Sipas agjendës dy ditore, pjesëmarrësit të enjten kanë vizituar edhe gjykatën e shkallës së dytë dhe atë Supreme në Letoni, me c’rast janë takuar edhe Kryetarin e Gjykatës Supreme, njëherësh Kryesues i Këshillit Gjyqësor, Aigars Strupišs.

Takimet do të përmbyllen me vizitën në muzeun e Gjykatës Supreme të Letonisë.