Shtatë juristë përfundojnë praktikën njëvjeçare në Gjykatë Supreme

Shtatë juristë përfundojnë praktikën njëvjeçare në Gjykatë Supreme

Prishtinë, 25 mars 2022 – Shtatë praktikantë të angazhuar pa pagesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, e kanë përfunduar praktikën njëvjeçare duke siguruar njëkohësisht të drejtën për t’ju nënshtruar provimit të jurisprudencës.

Me këtë rast, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci ka ndarë certifikatat që dëshmojnë këtë praktikë, duke falënderuar juristët e angazhuar, për kontributin e dhënë në sistemin gjyqësor, përgjatë një viti.

Në ceremoninë e organizuar, kontributi i juristëve të rinj u vlerësua edhe nga gjyqtari mbikëqyrës i DhPGjS, Ilmi Bajrami, dhe administratorët Ajna Gashi dhe Isuf Behluli.