Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Albert Zogaj merr zyrtarisht detyrën e Kryesuesit të KGjK-së

Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Albert Zogaj merr zyrtarisht detyrën e Kryesuesit të KGjK-së

Prishtinë, 5 korrik 2021 – Është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), me ç ’rast gjyqtari i Gjykatës Supreme, Albert Zogaj ka pranuar zyrtarisht këtë detyrë.

Kryesuesi i deritanishëm, Skender Çoçaj, me rastin e dorëzimit të detyrës e ka uruar Zogajn, ndërkaq ky i fundit, mes tjerash, ka vlerësuar tejkalimin e sfidave në pandemi nga ana e sistemit gjyqësor.Kryesuesi i sapo-zgjedhur ka theksuar si prioritet në mandatin e tij, procesin e vlerësimit të performancës së gjyqtarëve, ndërkohë që ka potencuar edhe domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së sistemit gjyqësor.