Miratohet Udhëzuesi “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”

Miratohet Udhëzuesi “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”

Prishtinë, 10 qershor 2021 – Është mbajtur seanca e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, gjatë të cilës është miratuar Udhëzuesi i veçantë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.

Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, ka sqaruar para gjyqtarëve nevojën e hartimit të këtij dokumenti, i cili është përgatitur me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe UNDP-së.

Udhëzuesi i veçantë, “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, u miratua, pa asnjë votë kundër.

Po ashtu, në mënyrë unanime, pas një elaborimi të shkurtër, u miratuan edhe draftet e:

Udhëzuesit për zbatimin dhe shqiptimin e dënimeve sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID -19 dhe

Udhëzuesi për lëshimin e urdhrit për ndërhyrje pa paralajmërim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.