Prishtinë, 10 qershor 2021 – Është mbajtur seanca e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, gjatë të cilës është miratuar Udhëzuesi i veçantë “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”.
Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, ka sqaruar para gjyqtarëve nevojën e hartimit të këtij dokumenti, i cili është përgatitur me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe UNDP-së.
Udhëzuesi i veçantë, “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare”, u miratua, pa asnjë votë kundër.
Po ashtu, në mënyrë unanime, pas një elaborimi të shkurtër, u miratuan edhe draftet e:
Udhëzuesit për zbatimin dhe shqiptimin e dënimeve sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID -19 dhe
Udhëzuesi për lëshimin e urdhrit për ndërhyrje pa paralajmërim të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.