Ligjëratë e hapur e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Ligjëratë e hapur e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës

Prishtinë, 1 mars 2021 – Të enjten, me 4 mars, duke filluar nga ora 12:00, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci do të mbajë një ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, gjatë të cilës, studentët do të njihen për së afërmi me rolin dhe përgjegjësitë e Gjykatës Supreme.

Kjo ligjëratë është organizuar nga USAID në bashkëpunim me Gjykatën Supreme dhe Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe për shkak të pandemisë Covid 19, do të zhvillohet online, përmes aplikacionit ZOOM.

Studentët e interesuar për të qenë pjesë e ligjëratës, luten t’i drejtohen Fakultetit Juridik për të siguruar linkun për qasje dhe agjendën.