Gjykatës Supreme i shtohen dy gjyqtarë të rinj

Gjykatës Supreme i shtohen dy gjyqtarë të rinj

Prishtinë, 5 tetor 2020 – Gjyqtarët Albert Zogaj dhe Fejzullah Rexhepi kanë nisur punën në degën civile të Gjykatës Supreme, pasi kanë kaluar procedurat e përzgjedhjes dhe kanë marrë miratimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e fundit të mbajtur më 29 shtator 2020.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci i priti në takim gjyqtarët Zogaj e Rexhepi, të cilëve iu uroi mirëseardhje duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Albert Zogaj e Fejzullah Rexhepi kanë përvojë mbi 10 vjeçare si gjyqtarë. Tani Gjykata Supreme numëron 16 gjyqtarë, përfshirë kryetarin.