Mbahet takimi i SAEK II, pritet studim më i thellë kundër korrupsionit

Mbahet takimi i SAEK II, pritet studim më i thellë kundër korrupsionit

Prishtinë, 22 qershor 2020 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka marrë pjesë në takimin e bordit për mbështetjen e Kosovës në përpjekjet kundër korrupsionit, SAEK II, i cili, për shkak të pandemisë me COVID 19, u mbajt online, në platformën ZOOM.

Gjatë këtij takimi, që për temë diskutimi kishte të arriturat e zbatimit të projektit SAEK II, kryetari Peci, prezantoi para anëtarëve të bordit, dokumentet dhe analizat që Gjykata Supreme ka hartuar, lidhur me rastet e korrupsionit në vend. Ai, po ashtu, i njoftoi anëtarët e bordit, për një tjetër studim që po realizohet, i mbështetur nga SAEK II, rreth mënyrës se si menaxhohet me rastet e korrupsionit, në të gjitha hallkat e sistemit penal, e i cili pritet të përfundoi në fund të këtij muaji.

Meqë, ky ishte takim i fundit, i bordit të projektit SAEK II, kreu i Supremes, i falënderoi përfaqësuesit e këtij projekti, dhe UNDP-në, si një ndër mbështetësit kryesorë të Gjykatës Supreme.