Kryetari i Gjykatës Supreme priti në takim Avokaten e Popullit të Shqipërisë

Kryetari i Gjykatës Supreme priti në takim Avokaten e Popullit të Shqipërisë

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot në takim, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, në kuadër të vizitës së saj, të parë zyrtare, në Kosovë. Kryetari Peci dhe avokatja Ballanca kanë diskutuar për një varg çështjesh me  rëndësi nga fusha e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri, për sfidat,…

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot në takim, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, në kuadër të vizitës së saj, të parë zyrtare, në Kosovë.

Kryetari Peci dhe avokatja Ballanca kanë diskutuar për një varg çështjesh me  rëndësi nga fusha e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri, për sfidat, me të cilat po përballen të dyja vendet në ndërtimin e një sistemi gjyqësor efikas, transparent dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Delegacioni nga Shqipëria, në krye me avokaten e Popullit, Ballanca, ka realizuar edhe një varg takimesh e vizitash zyrtare në institucionet tjera të Kosovës.