Gjykatën Supreme e vizitoi një delegacion nga Gjykata e Rrethit – Lezhë

Gjykatën Supreme e vizitoi një delegacion nga Gjykata e Rrethit – Lezhë

Prishtinë, 16 maj 2018 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka pritur sot një delegacion nga Gjykata e Rrethit-Lezhë, i kryesuar nga kryetarja e kësaj gjykate, Ornela Naqellari, gjyqtarët Artan Hajredinaj e Ilir Perdeta, përfshirë edhe një pjesë të stafit mbështetës të kësaj gjykate.

Kryetari Enver Peci, i njoftoi të pranishmit me historikun e Gjykatës Supreme, strukturën e kësaj gjykate, angazhimet në dhënien e qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike si dhe me shqyrtimin e lëndëve. Ai bëri me dije se, aktualisht, Gjykata Supreme po shqyrton lëndë të vitit 2018, ndërkaq vuri në pah ngarkesën me lëndë që ekziston në degën e kësaj gjykate, në Dhomën e Posaçme.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/11.jpg

Në anën tjetër, kryetarja Naqellari, mes tjerash u interesua për rolin e Gjykatës Supreme në unifikimin e praktikës gjyqësore, për reformën në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe çështje tjera me interes në shkëmbimin e përvojave mes dy sistemeve të drejtësisë.

 http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/4.jpg