Gjykata Supreme pranon si të bazuara dy ankesa, refuzon tri të tjera

Gjykata Supreme pranon si të bazuara dy ankesa, refuzon tri të tjera

Prishtinë, 6 korrik 2017 – Gjykata Supreme ka vendosur lidhur me ankesat e subjekteve politike kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i pranuar dy ankesa si të bazuara dhe duke i refuzuar si të pabazuara tri të tjera.

  1. Ankesa e Jollxhi Shalës nga subjekti politik Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP), është pranuar si e bazuar.
  2. Ankesa e kandidatit për deputet Vehbi Imeri nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, është pranuar si e bazuar.
  3. Ndërkaq, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e kandidates së koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Myzejene Selmani.
  4. Është refuzuara si e pabazuar ankesa e Slavko Simic nga Lista Serbe  dhe
  5. Është refuzuar si e pabazuar ankesa e kandidatëve për deputetë, Fadil Aliu, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi dhe Besnik Krasniqi.