Kryetari Hasani, pjesëmarrës në Kongresin ndërkombëtar IASAJ në Stamboll

Kryetari Hasani, pjesëmarrës në Kongresin ndërkombëtar IASAJ në Stamboll

Prishtinë, 4 maj 2016 – Me ftesë të Zerrin Gungor, kryetare e Këshillit të Shtetit të Turqisë, kryetari i Gjykatës Supreme, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani po qëndron në Stamboll të Turqisë, ku po merr pjesë në Kongresin e 12-të të organizuar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Juridiksionit të Lartë Administrativ (IASAJ).

Kjo konferencë ndërkombëtare, këtë vit, temë diskutimi ka “Zgjidhjen alternative të kontesteve administrative”, dhe ka mbledhur rreth vetës krerë të lartë të drejtësisë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mendimeve në mes tyre, sa i përket mënyrave alternative për zgjidhjen e kontesteve administrative dhe mbledhjen e informacioneve të vlefshme bazuar në ligjet e brendshme dhe detyrimet e shteteve pjesëmarrëse.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/Kryetari F. Hasani.jpg

Si kryetari Hasani, gjyqtarja e Gjykatës Supreme Emine Mustafa, ashtu edhe përfaqësuesit tjerë pjesëmarrës, kanë dhënë kontribut të çmuar në këtë kongres, duke shkëmbyer përvoja të vlefshme dhe duke thelluar bashkëpunimin me vendin nikoqir, Turqinë dhe pjesëmarrësit tjerë nga bota.

Punimet e Kongresit kanë filluar me 2 maj dhe do të zgjasin deri më 6 maj të këtij viti.