Gjyqtari Muhamet Rexha zgjidhet anëtar i KGJK-së

Gjyqtari Muhamet Rexha zgjidhet anëtar i KGJK-së

Të enjten në Gjykatë Supreme, është zhvilluar votimi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e Gjykatës Supreme

Prishtinë, 3 mars 2016 – Të enjten në Gjykatë Supreme, është zhvilluar votimi për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nga radhët e Gjykatës Supreme.

Komisioni i përbërë nga gjyqtarja Makifete Saliuka, anëtare e KGJK-së, njëherësh kryetare e komisionit, dhe katër anëtarët tjerë; kryesuesi i zgjedhur i KGJK-së, gjyqtari Nehat Idrizi, gjyqtari dhe anëtari i KGJK-së, Agim Maliqi, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Nenad Lazic si dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi, kanë prezantuar para gjyqtarëve të Supremes procedurat e votimit.

Pesëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës Supreme, përfshirë kryetarin Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani, kanë votuar sipas rendit alfabetik, për njërin nga dy kandidatët në garë, gjyqtarin Shukri Sylejmani dhe gjyqtarin Muhamet Rexha.

Pas votimit të fshehtë, kryetarja e komisionit ka numëruar votat prej nga me shumicë votash, anëtar i Këshillit Gjyqësor nga Gjykata Supreme, është zgjedhur Muhamet Rexha. Ky i fundit është zotuar se do të përfaqësojë interesat e gjyqësorit dhe të Gjykatës Supreme në këtë institucion si dhe do të jap kontribut në përmirësimin e gjendjes në të cilën aktualisht është sistemi i drejtësisë në vend.http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/2.JPG