Hamdi Ibrahimi
Ish-Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Hamdi Ibrahimi ishte gjyqtar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ibrahimi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1992. Në vitin 1984 ka marr gradën shkencore magjistër i shkencave Juridike - Penale në Universitetin e Prishtinës. Në periudhat kohore nga 1985-1988, 1990-1993 ,1999-2001 ka qenë udhëheqës i sektorit juridik në - NSH \\\\\\\\\\\\\\\" Fan\\\\\\\\\\\\\\\" në Podujevë. Nga viti 2001 deri në vitin 2002 ka qenë Zyrtar i lartë në Departamentin e Tregtisë dhe Industrisë ndërsa prej vitit 2002 deri në vitin 2008 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2008 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku mbas 48 muajve është zgjedhur kryetar i kësaj Gjykate. Me ndërrimin e sistemit gjyqësor Ibrahimi me datën 01.01.2013 është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në përfundimin e mandatit të tij katër vjecarë me dt.31.12.2016. Më pas, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërkaq në vitin 2019 është zgjedhur gjyqtar i DhPGjS.
Në vitin 2015 kreu Akademinë Internacionale për Drejtësi \\\\\\\\\\\\\\\"ILEA\\\\\\\\\\\\\\\" në SHBA - studim një mujor- Trajnues i çertifikuar i IGJK-së nga viti 2010, Trajnues i çertifikuar i IGJK-së në programin \\\\\\\\\\\\\\\" NITA\\\\\\\\\\\\\\\" , Pjesëmarrës në shumë trajnime të organizuara nga IGJK-ja, Anëtar i grupit punues për hartimin e projekt Kodit Penal të Kosovës, Anëtar i grupit punues për hartimin e projekt Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Anëtar i grupit punues për hartimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, Anëtar i grupit punues për hartimin e Ligjit kundër rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve.