Jelena Krivokapić
Ish-Gjyqtare e Gjykates Supreme - Gjykata Supreme
Jelena Krivokapiq është ish-gjyqtare në Gjykatën Supreme. Me 1983 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Nishit. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 1990 në Prishtinë. Ka punuar si praktikante në OP Trepça-Komerc dhe në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Si rrjedhojë e kësaj ka punuar edhe si juriste në OP Trepça Komerc, kurse në vitin 1992 është emëruar për gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë-Departamenti civil, në kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile, nga marrëdhëniet e punës, por edhe nga marrëdhëniet familjare.
Në vitin 2002, gjatë Administratës së Përkohshme në Kosovë, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ndërsa një vit më vonë është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Qarkut të kësaj administrate. Në këtë periudhë, ishte anëtare e KGJK-së, zëvendëse dhe kryetare e Komisionit disiplinor për gjyqtarë dhe prokurorë në kuadër të Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK). Ka mbajtur ligjërata nga E Drejta Civile dhe ishte pjesëmarrëse në shumë seminare ndërkombëtare.
Për Gjyqtare në Gjykatën Supreme ishte dekretuar nga Presidenti i Kosovës me 24.10.2017