Sabri Halili
ish-Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Sabri Halili ishte gjyqtar i Kolegjit Apelit në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Nga dhjetori i vitit 2006 deri në rastin e emërimit si gjyqtar, më 28 qershor 2010, ka punuar edhe si avokat. Nga 28 qershori 2010 është emëruar si gjyqtar në Kolegjin Gjykues të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Nga 04 janari 2012 punon si gjyqtar i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 28 shkurt 2013 në Kolegjin Unviversitar AAB e ka mbrojtur temën e Masterit nga lëmia juridiko-civile me titull: ”Procedurat lidhur me mjetet e goditjes në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”. Ka ligjëruar të Drejtën Civile I, në Kolegjet private në Kosovë. Në vitin 2013, në revistën shkencore “ILIRIA INTERNATIONAL REVIEW” ka botuar një punim shkencor me titull, “Juridiksioni i gjykatave, me fokus, juridiksioni i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”. Në korrik të vitit 2014 ka në botuar librin me titull, “JURISDIKSIONI I DHOMËS SË POSAÇME TË GJYKATËS SUPREME DHE PROCEDURAT LIDHUR ME MJETET E GODITJES”. Në mars 2015 në Revistën shkencore “Reforma” ka botuar punimin shkencor metitull, “Sigurimi i kërkesëpadisë-dallimet ndërmjet zgjidhjes që ofron Ligji i Procedurës Kontestimore(LPK) dhe Ligji i Dhomës së Posacme të Gjykatës Supreme(LDHPGJS), Nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka punuar në gazetari si gazetar, redaktor dhe zëvendës kryeredaktor në disa mediume: gazeta, revista dhe radio. Ka botuar edhe një libër-monografi dhe është në pritje të botimit të librit të dytë nga lëmia juridike. Gjatë vitit 2002-2003 ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë si Zëdhënës i kësaj Ministrie. Nga viti 1998-2001 ka punuar në SHBH “Nëna Tereze” si shef për informim dhe si koordinator i ndihmave për gjithë Kosovën. Ka kryer provimin e jurisprudencës në vitin 2004. Ka përfunduar disa kurse e seminare si: Teknika e hartimit të ligjeve, Aftësitë Themelore të Menaxhimit, Demokracia dhe Shoqëria Civile,Sistemet zgjedhore dhe Lista votuese,Organizimi i punës, Menaxhimi i projekteve, Ka marrë pjesë në vëzhgimet e zgjedhjeve në shumë shtete si Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri, Maqedoni, Skoci... Ka kryer edhe shumë trajnime tjera në kuadër të bashkëpunimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe USAID-it, si nga lëmi civil, ashtu edhe ai penal.
E njeh mirë gjuhën serbe, atë angleze mesatarisht dhe suedeze pjesërisht.
Punën me kompjuter e njeh shumë mirë, sidomos MS Word, MS Exel, MS Outlook, Power Point....