Shukri Sylejmani
Ish - Gjyqtar i Gjykates Supreme - Gjykata Supreme
Shukri Sylejmani ishte gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 1982. Në vitin 1982 u punësua si praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Më 1983 deri në vitin 1986, punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Menjëherë në vitin 1986 emërohet gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ku punoi deri më 1992, derisa u largua nga puna nga pushteti serb. Në periudhën prej 1993 deri më 1999, ka punuar në cilësinë e avokatit në Mitrovicë. Më 2000 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ku ka punuar deri në vitin 2010. Më 16.02.2010, me dekretin DGJ- 007-2010, nga Presidenti i Republikës është dekretuar gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës. Z. Sylejmani është trajner në Institutin Gjyqësor të Kosovës, i kyçur në këtë cilësi edhe në programin fillestar për arsimimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Gjatë gjithë angazhimit të tij në gjyqësi, punon në orientimin e tij bazë në lëmin civilo-juridike. Është i shquar si ekspert, sidomos në interpretimin dhe zbatimin praktik të ligjeve në këtë lëmi. Ka marrë pjesë në shumë seminare të organizuara brenda dhe jashtë vendit në lëmin civile. Nga viti 2010, është kryesues i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.