Nebojša Boričić
Ish-Gjyqtar i Gjykates Supreme - Gjykata Supreme
Nebojsha Boriçic ishte gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 1984 ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1985 deri më 1986, është angazhuar si praktikant në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Gjatë vitit 1986 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale në Lipjan. Në periudhën prej vitit 1987 deri 1989, ka punuar si gjyqtar hetues në Gjykatën Komunale në Lipjan. Në vitet 1989 – 1994, ka qenë zëvendës në Prokurorinë Publike Komunale në Prishtinë. Nga viti 1994 deri më 1999, ka punuar në cilësinë e avokatit në Prishtinë. Në periudhën prej 2001 deri më 2003 ka punuar si hetues në Institucionin e Avokatit të Popullit në Prishtinë. Gjatë viteve 2003 – 2008 ka punuar si prokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë. Në periudhën prej 2008 deri më 2011, është angazhuar si avokat në Prishtinë. Me dekretin DGJ-001-2011 të datës 11.08.2011, nga Presidentja e Republikës është dekretuar gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës. Z. Boriçic ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ku mund të veçohen seminari në fushën e të drejtave të njeriut në Strasburg, ai në fushën e të drejtave të fëmijëve etj.. Gjithashtu ka ndjekur trajnimin bazik, njëvjeçar, në fushën e ndërmjetësimit.
Përveç gjuhës serbe, flet mesatarisht edhe gjuhën shqipe dhe atë angleze.