Gyltene Sylejmani
Ish-Gjyqtare e Gjykatës Supreme - Gjykata Supreme
Gyltene Sylejmani është ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës. Ka kryer Fakultetin Juridik më 1979 në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1979 deri më 1980, ka punuar si praktikante në Gjykatën Komunale në Vushtrri. Ndërsa, nga viti 1980 deri më 1982, ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Vushtrri. Në periudhën prej 1982 deri më 1991, ka qenë gjyqtare në Gjykatën Themelore të Punës së Bashkuar në Prishtinë. Gjatë vitit 1992 ka qenë gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në periudhën 1995 – 1999 ka punuar si avokate në Vushtrri. Nga viti 1999 deri më 2003, ka punuar sërish si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2010 punoi si gjyqtare e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme. Më 16.02.2010 nga Presidenti i Republikës ishte dekretuar gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Përveç gjuhës shqipe, flet edhe gjuhën serbe dhe atë turke.