Emine Mustafa
Ish-Gjyqtare e Gjykates Supreme - Gjykata Supreme
Emine Mustafa është ish-gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës. Më 1980 ka kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Gjatë vitit 1981 ka punuar si praktikante në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Në vitin 1982, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ku ka punuar deri në vitin 1990, kur edhe është shkarkuar nga detyra nga pushteti serb i asaj kohe. Nga 01.09.1999 deri më 01.03.2000 ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Nga viti 2000 deri në vitin 2002, është angazhuar si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Në periudhën prej 2002 deri më 2010, ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Më 16.02.2010, nga Presidenti i Republikës është dekretuar gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjyqtarja Mustafa, nga viti 2008 ishte trajnere në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Ndërsa, nga viti 2010 ishte trajnere në programin NITA. Në dhjetor të vitit 2011, nga Ministria e Drejtësisë ka marrë Çmimin për Drejtësi në Kosovë \\\\\\\"Sali Çekaj\\\\\\\", për kontribut të jashtëzakonshëm për drejtësi në Kosovë përmes punës së saj profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Përveç gjuhës shqipe, flet edhe gjuhën serbe dhe atë turke.