Ferki Xhaferi -
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme

Ferki Xhaferi është gjyqtar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Gjyqtari ka diplomuar në vitin 1990 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002. Gjithashtu ka punuar edhe si Avokat (Oda e Avokatëve të Kosovës) në periudhën prej 2004 e deri në vitin 2012. Ndërsa më 01.08.2012 është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ndërkaq nga 1 janari i vitit 2013, u emërua gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Civil, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega në Vushtrri.
Më 26 dhjetor 2024 në takimin e 337-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK),
në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në shkallën e parë në Dhomën e Posaçme, anëtarët e KGjK-së, propozuan tek Presidentja e Republikës së Kosovës, gjyqtarin Ferki Xhaferi që të emërohet, gjyqtar në shkallën e parë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Pas dekretimit nga Presidentja e vendit me 31 janar 2025, në shkurt 2025 gjyqtari Xhaferi filloi punën në DhPGjS