Luljeta Maxhuni -
Gjyqtare - Dhoma e Posaçme

Luljeta Maxhuni është gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Gjyqtarja Maxhuni ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013. Nga viti 2001-2003 ka punuar zyrtare e trajnimeve dhe e kualitetit të punës, Qendra e regjistrimit civil, Departamenti i Shërbimeve Publike në Kosovë. Në vitet 2003 - 2004 ka qenë Udhëheqëse e Sektorit/Njësisë për verifikim dhe autentifikim, Seksioni i Gjendjes Civile, Ministria e Shërbimeve Publike, Kosovë. Në vitet 2004 – 2006 ishte Udhëheqëse, në Divizionin e Gjendjes Civile, Departamenti i Regjistrimeve, Ministria e Shërbimeve Publike, Kosovë. Në periudhën e viteve 2006-2007 ka qenë drejtoreshë në Departamentin e Gjendjes Civile në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Nga viti 2008-2010 ka qenë udhëheqëse e zyrës/analiste ligjore, Programi për të Drejtat Civile, OJQ. Në periudhën e viteve 2010 deri me 2012 ka punuar si zyrtare ligjore, Departamenti Ligjor, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndërsa prej vitit 2012 deri në vitin 2015 ka qenë kryesuese e njësisë për shqyrtimin e dokumenteve të Shitjes - AKP. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Më 26 dhjetor 2024 në takimin e 337-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK),
në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në shkallën e parë në Dhomën e Posaçme, anëtarët e KGjK-së, propozuan tek Presidentja e Republikës së Kosovës, gjyqtaren Luljeta Maxhuni që të emërohet, gjyqtare në shkallë e parë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Pas dekretimit nga Presidentja e vendit, në shkurt 2025 gjyqtarja Maxhuni filloi punën në DhPGjS.